Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e premte

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e premte

23:19, 15/10/2020

Reshjet e shiut tashme janë bërë prezente në pjesën jugore të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Nga orët e mbrëmjes se te enjtes e deri në orët e mëngjesit të ditës së Premte reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Më intensive reshjet pritet të jenë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.

Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme por do të humbasin intensitet.

Në Veri-Verilindje në majat e maleve reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era parashikohet të jetë nga  Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore          8°C deri në 16°C

zonat e ulëta          13°C deri në 22°C

zonat bregdetare    14°C deri në 22°C

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco