Shira me rrebesh në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë

Shira me rrebesh në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë

06:33, 15/10/2020
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik të pozicionuar në gadishullin Apenin e cila do të kushtëzojë reshje shiu intensive në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E enjte, 15 tetor 2020

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu intesive dhe stuhi me aktivitet kryesor gjatë mbrëmjes .Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi maksimale 10-20 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  9/19°C

Zonat e ulëta  14/25°C

Zonat bregdetare 16/25°C

Kosova për ditën e enjte: 

Moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do luhaten 16°C-19C° gradë Celcius.

E premte dt 16 Tetor 2020

të premten, moti do të jetë me vranësira mesatare  reshje shiu me rrebeshe me aktivitet kryesor në orët e para të ditës. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  8/17°C

Zonat e ulëta  13/23°C

Zonat bregdetare 14/22°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco