Digjitalizim, për më shumë akses në arsim/ Fondacioni Vodafone Albania dhuron 15.000 pajisje smart për fëmijët

Digjitalizim, për më shumë akses në arsim/ Fondacioni Vodafone Albania dhuron 15.000 pajisje smart për fëmijët

18:00, 12/10/2020
A+ Aa A-

Fondacioni Vodafone Albania dhuron 15,000 pajisje smart për fëmijët që nuk mund të kenë akses në mësimin online

Fushata #RedforKids, e iniciuar nga Fondacioni ‘Vodafone Albania’, në muajin e parë të pandemisë Covid-19, me dhurimin e 5,000 tabletave e celularëve të parë, po vijon misionin, për t’u mundësuar fëmijëve të familjeve në nevojë, në të gjithë Shqipërinë, edhe më shumë akses, në sistemin e mësimit online.

Në eventin ‘Digjitalizim, për më shumë akses në arsim’, organizuar në shkollën 9-vjeçare ‘Kus’, Kashar, Tiranë, në një prej shkollave të përfshira në listën e përfituesve të kësaj iniciative, u prezantua dhurimi i 10,000 pajisjeve të tjera smart (telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card) me qëllimin që askush të mos mbetet mbrapa në procesin mësimor. 15,000 pajisje smart është totali i kontributit të Vodafone në kuadër të #RedforKids, një dhurim ky, nga më të rëndësishmit për sistemin arsimor në këto kohë të vështira për vendin.

Të pranishëm në këtë event ishin Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Evis Kushi, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris dhe Drejtoresha e AKSH-it, znj. Mirlinda Karçanaj, si përfaqësues e mbështetës të këtij procesi digjitalizimi në sistemin arsimor në Shqipëri.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi falënderoi ‘Vodafone Albania’ për kontributin dhe theksoi rëndësinë e qasjes së internetit dhe teknologjisë sidomos në momente të tilla:

 ‘Gjej rastin vërtetë që ta falënderoj shumë përzemërsisht Vodafone Albania, sepse këto tableta do t’i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë edhe nxënësit, por edhe mësuesit për ta zhvilluar dhe garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor’- tha ministrja Kushi.

Ministrja Kushi tha se gjatë pandemisë të gjithë janë përballur me sfida të panjohura më parë.

‘Që në ditët e para të marrjes së detyrës, kam qenë në terren dhe mund të them se jam e kënaqur me ndërgjegjësimin e lartë të nxënësve, mësuesve dhe prindërve. Në këtë përpjekje të madhe, e them me krenari që nuk jemi vetëm. Kemi në krah shumë partnerë tanët, donatorë, biznese të ndryshme, të cilët e kanë në ADN-në e tyre përgjegjësinë sociale. Që në fillim të pandemisë, Vodafone Albania ka ofruar 5,000 pajisje digjitale për nxënësit që vijnë nga familje në nevojë, të cilët e kishin të pamundur të ndiqnin mësimin online. Ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme dhe mua më vjen mirë që sot e dyfishojnë mbështetjen’ – shprehet ministrja Kushi.

Drejtori i Përgjithshmëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris u shpreh:

‘RedForKids është iniciativa që ndërmorëm menjëherë në javët e para të karantinës për t’i ardhur në ndihmë atyre fëmijëve që nuk mund të kishin akses në mësimin online. Jam i lumtur që së bashku me Fondacionin tonë kemi mundur të arrijmë tek 15,000 familje nëpër Shqipëri dhe po mundësojmë që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin online, njësoj si çdo fëmijë tjeter. Në epokën digjitale, aksesi online nuk është një luks por domosdoshmëri. Si kompani lider në teknologji, i japim një rol të rëndësishëm edukimit digjital dhe gjithëpërfshirjes. Digjitalizimi promovon gjithëpërfshirjen dhe ofron mundësi të barabarta aksesi në edukim dhe informacion dhe ne do vijojmë të kontribuojmë në këtë drejtim. Kjo iniciativë shkon në linjë me objektivat tona si Vodafone Group, për krijimin e shoqërisë digjitale dhe ku të gjithë janë të lidhur dhe askush nuk mbetet pas transformimit digjital’.

Drejtoresha e AKSH-it, znj Mirlinda Karçanaj theksoi se e-albania ka ngritur një seksion të plotë për arsimin, që nis me aplikimin online për fondin e ekselencës, aplikimin në Maturën Shtetërore, regjistrime në shkollat profesionale, vërtetimin dhe njësimin e diplomave, etj.

‘Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, me nisjen e semestrit të dytë mësimor, do të vijmë me një zgjidhje të madhe për cilësinë e arsimit shqiptar! Do të krijojmë dërrasën e zeze elektronike, një dashboard, ku nxënësit e gjithë parashkollorit dhe gjimnazit, të shohin në kohë reale rezultatet e tyre, printojnë dëftesat me vulë elektronike, apo prindërit të cilët njihen me ecurinë e fëmijëve përmes një sistemi online pa qenë nevoja për ‘mbledhje me prindër’. E kemi gati për implementim dhe në javët në vazhdim do ta prezantojmë me detaje, edhe përpara jush’, tha znj. Karçanaj.

15,000 aparatet smart, po shpërndahen nga Ministria e Arsimit për fëmijët e familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit por vetëm larg bangave të shkollës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Quiz12/10/2020 20:08

Ne foton siper eshte: 1- Blendi Feziu 2- Ilir Meta, apo 3- Achilleas Kanaris ???

Shto koment

Denonco