Ish-kreu i ISHP: ‘Personat e prekur me Covid dalin lirisht në rrugë …’

Ish-kreu i ISHP: ‘Personat e prekur me Covid dalin lirisht në rrugë …’

21:15, 10/10/2020
A+ Aa A-

Besnik Jakaj, mjek dhe njëherësh ish-kreu i ISHP-së ka qenë në studion e lajmeve të Fax Neës, ku ka komentuar vendimin e qeverisë për bërjen e maskave të detyrueshme në çdo ambient duke nisur nga e enjtja e ardhshme.

Jakaj tha se qeveria ka marrë gjatë gjithë kohës vendime kontradiktore duke shtuar konfuzionin në radhën e vetë qytetarëve. Sipas ish-kreut të ISHP-së shumë persona të prekur me Covid 19 dalin lirisht në rrugë, çka tregon se të gjitha strukturat e shtetit kanë rënë.

‘Të gjithë hapat janë marrë jo në kohë, dhe pa u bazuar shkencërisht, maskat duhen, është pjesë e vetëmbrojtjes, por mënyra dhe sjella e kryeministrit dhe Ministrisë së Shëndetësisë është jokorrekte në të gjithë kurbën e saj.

Nuk ka një bilanc sesa kjo kushton në xhepat e qytetarëve, i bëj thirrje qeverisë që të rikthehet në drejtimin teknik dhe jo politik të kësaj pandemie. Sjellja e kryeministrit është jokorrekte, vetë kryeministri thoshte pak kohë më parë në një përballje me opozitën, që maskat nuk ishin të nevojtshme. Dhe pas tij dilnin dhe ekspertët dhe përmendnin të njëjtat fjalë, njësoj si të mos ishin mjekë.

Sot ka zero monitorim në drejtim të zbatimit të ligjit për sëmundjet ngjitëse, sot i kemi të infektuarit me Covid, që dalin në rrugë dhe shkojnë interesohen për të afërmit e tyre. Nuk qendrojnë në shtëpi personat që kanë rezultuar pozitiv, shteti ka detyrë që të monitorojë të gjithë të infektuarit.

Kam me dhjetra raste ku personat mjekohen dhe më pas dalin në qarkullim të lirë, bëhet vetëm propagandë, dje në Asamblenë e PS-së ishin të gjithë pa masa, dhe sot një ditë më vonë, shprehet se maska është e detyrueshme”, u shpreh Jakaj.

“Duhet të bëhen shumëfish tampone, ka rritje vetëm për shkak të hapjes së strukturave private, që shumë prej tyre bëhen për arsye administrative, këtu duhet të kenë shumë herë më shumë tampone që bëhen në një ditë. Duhet të paktën 2 mijë e 500 deri në 3 mijë tampone në këtë ditë, kur kemi parasysh fluksin e infektimeve që ne kemi në një ditë”, tha Jakaj, ndërsa shtoi se kostoja e tamponit në vendint tonë është nga më të lartat në të gjithë rajonin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco