Plane për fundjavën?/ Ja parashikimi i motit për 3 ditët e ardhshme

Plane për fundjavën?/ Ja parashikimi i motit për 3 ditët e ardhshme

13:41, 08/10/2020
A+ Aa A-

Pas një periudhe paqëndrueshmërie, gradualisht mbi vendin tonë për tre ditët në vijim pritet mot i qëndrueshëm dhe ditë të bukura me diell për ata që kanë bërë plane për këtë fundjavë.

Dita e Premte dhe ajo e Shtunë parashikohen me mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Edhe për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët por përgjatë ditës nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare.

Vlen për tu theksuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë erë relativisht intensive dhe shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut kryesisht në bregdet dhe lugina.

Dita e Shtunë parashikohet me erë e cila do të fryjë e lehtë, ndërsa ditën Diel rikthehet përsëri era relativisht intensive por kësaj radhe me drejtim nga kuadrati i jugut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco