Vazhdon rënia e temperaturave

Vazhdon rënia e temperaturave

07:04, 08/10/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e cila do të influencojë mot relativisht të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Enjte dt 08 Tetor 2020

 E Enjte 08 Tetor 2020 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  10/18°C

Zonat e ulëta  14/23°C

Zonat bregdetare 17/22°C

E Enjte dt 08 Tetor 2020

Kosova për ditën e Enjte dt 08 Tetor 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje lokale.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do luhaten 16°C-19C° gradë Celcius.

E Premte dt 09 Tetor 2020

 E Premte 09 Tetor 2020 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  7/21°C

Zonat e ulëta  11/25°C

Zonat bregdetare 15/24°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco