Temperaturat/ Ja si do të jetë moti gjatë orëve të ardhshme

Temperaturat/ Ja si do të jetë moti gjatë orëve të ardhshme

14:02, 07/10/2020
A+ Aa A-

Moti gjatë orëve të ardhshme do të karakterizohet nga vranësira dhe shira lokalë.

Moti ditën e enjte parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Gradualisht prej orëve të mesditës nisin pakësime të vranësirave dhe kthjellimet, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme nga orët e para të 24 orëshit me intensitet mesatar e hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe lokale.

Gradualisht në mesditë parashikohet ndërprerje e reshjeve. E pranishme në orët e mëngjesit do të jetë dhe mjegulla lokale.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e fortë në brigjet detare prej orëve të mesditës

Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 9°C deri në 20°C

zonat e ulëta 11°C deri në 28°C

zonat bregdetare 13°C deri në 27°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco