Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e mërkurë

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e mërkurë

23:17, 06/10/2020
A+ Aa A-

Ditën e mërkurë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh.

Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët të karakterit lokal deri në orët e mesditës, më pas reshjet do të fitojnë intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i  Jugut me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila në orët e pasdites hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek.  Temperaturat parashikohen:

zonat malore          13°C deri në 23°C

zonat e ulëta          14°C deri në 27°C

zonat bregdetare    14°C deri në 27°C

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco