Pipero: Trump është infektuar më herët, mjekimi tregoi se ….

Pipero: Trump është infektuar më herët, mjekimi tregoi se ….

20:37, 06/10/2020
A+ Aa A-

Mjeku Pëllumb Pipero, ka komentuar në emisionin Rudina infektimin e Trump, gjestin kur presidenti hoqi maskën sapo arriti tek Shtëpia e Bardhë dhe a ishte normale dalja e tij kaq herët nga spitali.

Pëllumb Pipero: Historia po provon që ky virus nuk përjashton asnjë, fakti i infektimit të Trump e vërteton më së miri këtë gjë. Mjekimin e Donald Trump nga një personel mjekësor shumë i përgjedhur dhe faktin që ai rifilloi kaq shpejt punë, e konsideroj sukses në mjekësi. Përsa i përket maskës e vlerësoj si akt të momentit që presidentit do të tregojë se ai është i shëruar plotësisht dhe e mundi koronavirusin, dëshmon që ne nuk duhet të kemi frikë, por kujdes. Gjestin e vlerësoj pozitiv.

Rudina Magjistari: A ishte e sugjerueshme që ai të dilte kaq shpejt nga spitali?

Pëllumb Pipero: Ne jemi mësuar të shohim jo vetëm deklarata, por edhe veprime në politikë përsa i përket aplikimit të medikamenteve dhe mjekimeve. Nuk dimë shumë gjëra para se Trump të shfaqte shenja. Mjeku ka treguar se e hëna do jetë vendimtare për gjendjen e Trump dhe mendoj që mund të ketë qenë i infektuar që 8 ditë më parë. Trump duhet të ketë qenë i sëmurë ditë më parë, para se të merrej vesh nëpër media. Tani ai duhet të punojë me maskë, të kufizojë takimin me stafin. Trajtimi i tij rezultoi efikas dhe me sukses.

Rudina Magjistari: Mendon se do infektohet Trump për herë të dytë?

Pëllumb Pipero: Jo, sepse shanset janë 1 në 1 milion banorë siç kemi dëgjuar deri më tani.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco