Moti sot dhe nesër, 6 - 7 tetor 2020 Has dhe Kukës, tetor 2020

Moti sot dhe nesër, 6 - 7 tetor 2020

07:14, 06/10/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga kalimi i një fronti perëndimor i cili do të influencojë mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E martë dt 6 tetor 2020

Moti do të jetë me vranësira reshje shiu dhe stuhi të përqëndruara në zonën Veriperëndimore në pjesën e parë të ditës. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-20 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,0-2,5 metër në det të hapur.Temperaturat do të jenë me rënie graduale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  16/24°C

Zonat e ulëta  20/28°C

Zonat bregdetare 23/27°C

Kosova për ditën e martë: Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi.Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 15°C në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale do të luhaten 23°C-25C° gradë Celcius.

E mërkurë dt 7 tetor 2020: Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu të herpashershme .Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 8-10 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  13/21°C

Zonat e ulëta  17/24°C

RTSH/Zonat bregdetare 19/23°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco