14-vjeçarja bëhet nënë, materniteti njofton policinë

14-vjeçarja bëhet nënë, materniteti njofton policinë

23:18, 29/09/2020
A+ Aa A-

Një ngjarja sa e bukur aq edhe e dhimbshme ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, ku një 14- vjeçare është bërë nënë, duke sjellë në jetë një foshnje.

Nëna 14-vjeçarja me inicialet M.M është e lindur në Shqipëri, ndërsa është e martuar dhe jeton në Mitrovicë, shkruan “Zëri.info”.

Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës gjinekologjike në Prishtinë, Jakup Ismajli, i cili tha se si nëna edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë kane dale nga spitali.

“Të hënën në Kliniken Gjinekologjike në Prishtinë ka lindur fëmijën një vajzë 14-vjeçare me inicialet M.M. Gjendja shëndetësore e nënës dhe fëmijës është e mirë, është liruar nga spitali dhe tashmë gjendet në shtepinë e saj”, tha Ismajli për “Zërin”.

Ismajli po ashtu deklaroi se për këtë rast e kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës për konsultim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco