8 pacientë të vegjël janë të shtruar në pavionin e Covid-19 në shërbimin e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Shefja e këtij shërbimi, Gjeorxhina Kuli, u shpreh se rastet tek fëmijët po vijnë në rritje.
‘Kemi 8 fëmijë bashkë me nënat që në shumicën e rasteve janë edhe ato të prekura. Kryesisht moshat e prekura janë ato nën 2 vjeç’.
Sipas mjekëve deri më sot nuk është identifikuar asnjë virozë tjetër në qarkullim ndaj u kërkohet prindërve të jenë vigjilentë pasi çdo simptomë çon në dyshime për Covid.
‘Çdo fëmijë që ka temperaturë duhet të izolohet dhe duhet të trajtohet si potencialisht i infektuar, aq më tepër që nuk dimë për momentin të kemi ndonjë virozë tjetër në qarkullim’.
Ardhja e vjeshtës dhe shtimi i virozave në qarkullim sipas ekspertëve të shëndetësisë do të shtojë vështirësinë për të diferencuar koronavirusin nga gripi.
Injektimi i vaksinës së gripit sipas tyre është një formë e mirë për t’i mbrojtur. /TvKlan
© SYRI.net