Si do të hapen pishinat e mbyllura/ Baret e restorante të hapura kanë qenë

Si do të hapen pishinat e mbyllura/ Baret e restorante të hapura kanë qenë

15:24, 27/09/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin e sigurisë për frekuentimin e pishinave në ambiente të mbyllura të cilat do të jenë hapur nga data 1 tetor.

Sipas protokollit këto ambiente do të vizitohen me një orar të përcaktuar nga klientët të cilët duhen njoftuar për ardhjen në orar dhe jo më herët.

Në rast se një person dyshohet me Covid-19 nuk lejohet të hyjë në ambientet e brendshme të pishinës.  Në pishinë nuk duhet të qëndrojë më shumë se një person në një hapësirë 3m katrorë.

Maska është e detyrueshme në zonat përreth pishinës ndërsa këshillohet mbajtja e saj edhe gjatë trajnimeve. Çdo klienti do t’i matet temperatura dhe nëse ajo shkon 37.5 njoftohet mjeku i familjes.

Image

Protokolli i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë

Administratori i subjektit pishinë e mbyllur paraqet ndaj klientëve grafikun përkatës për organizimin e orëve të aktivitetit në këtë strukturë.

Administratori i subjektit pishinë në ambient të mbyllur njofton klientët për ardhjen afër orarit dhe jo më parë orarit të përcaktuar.

Për çdo raste administratori njeh mënyrën e njoftimit apo të lajmërimit për çdo rast të dyshuar për Covid-19 gjatë aktivitetit të pishinës.

Nëse konstatohet nga stafi rast i dyshimtë me shenja të ngjashme me Covid-19 klienti detyrohet të kthehet në shtëpi dhe lajmëron menjëherë mjekun e familjes si dhe stafi njofton administratorin i cili njofton strukturat përkatëse të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Asnjë klient me temperaturë 37.5 nuk duhet të lejohet të hyjë në subjekt, pishinë në ambient të mbyllur.

Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të Covid-19

Subjekti duhet të afishojë posterin informues mbi uljen e riskut të Covid-19 sipas formatit të miratuar

Materialet informuese afishohen në hyrje të subjektit si dhe në vende të dukshme në brendësi të subjektit, dhe në sektorin e veshje-zhveshjes, dusheve apo tualeteve.

Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment, higjienizues të duarve me mbi 60% alkool. Dezinfektimi i duarve kryhet menjëherë pas ardhjes dhe largimit nga subjekti, si dhe stafi para dhe pas çdo klienti që i shërbehet.

Subjekti duhet të sigurojë vazhdimisht dhe me mjetet e tij në çdo moment sapun të lëngshëm, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për pastrimin e sipërfaqeve dhe kosha mbeturinash të mbyllur që duhen pastruar herë pas here.

Kapaciteti maksimal i pishinës në ambient të mbyllur do të bazohet në zënien e hapësirës 3m katrorë për person në pishinë. Në çdo rast duhet të sigurohet ajrimin natyral 5 herë në ditë.

Subjekti duhet të kryejë dezinfektimin e ambientit larje para hapjes, gjatë funksionimit të paktën tre herë në ditë dhe pas mbylljes.

Ambientet e veshje-zhveshjes/tualete

Të sigurohet letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë për duart dhe për pastrimin e sipërfaqeve

Peshqirët duhet të jenë individualë, të sillen nga vetë klienti dhe të përdoren vetëm nga një person

Gjatë hyrjes në dhoma duhet ruajtur distancë mbi 1.5 m.

Ambienti i pishinës së mbyllur

Personeli duhet të mbajë maskën jashtë pishinës. Mundësisht edhe instruktimi duhet të behet me maskë

Të reduktohet numri i trajnerëve personal në të njëjtin orar dhe në të njëjtën pishinë

Klientët duhet të mbajnë maskën jashtë pishinës dhe në zonat përreth

Kapaciteti maksimal i pishinës do të bazohet në zënien e hapësirës 3 metra katrorë për person.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco