Mbyllet një kopsht fëmijësh në Elbasan për shkak të COVID-19

Mbyllet një kopsht fëmijësh në Elbasan për shkak të COVID-19

11:58, 27/09/2020

Kopshti publik nr7 në qytetin e Elbasanit është mbyllur, pasi tre persona nga personeli i këtij kopshti kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pas bërjes së tamponit ka rezultuar pozitive një edukatore, kuzhinjerja dhe ndihmës kuzhinierja, të cilat janë karantinuar në banesat e tyre.

Ndërkohë infektimi i tyre ka krijuar panik tek punonjësit e tjerë të insititucionit arsimor dhe prindërit që kanë vogëlushët aty.

Aktualisht i është marrë tamponi pjesës tjetër të stafit dhe pritet përgjigja e cila do të vendose nëse do të hapet apo jo kopshti, ndonëse një pjesë e personelit kanë shfaqur simptoma.

Bashkia ka kryer dezifektimin e të gjitha ambienteve. Ndërkohe pas dy javëve mësim rezultojnë 8 mësues dhe 2 nxënes te infektuar në Elbasan. Nxënesit i takojne sistemit 9 vjeçar, ndërsa mësuesit edhe atij 9 vjecar dhe të mesëm.

Kjo është e para godinë arsimore që mbyllet nga Covid-19 në Elbasan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco