Billa ul çmimet e laminatit për një javë

Billa ul çmimet e laminatit për një javë

11:00, 27/09/2020
A+ Aa A-

Me afrimin e sezonit të vjeshtës dhe për të plotësuar nevojat e atyre klientëve që duan t'i japin ngrohtësi e komoditet shtëpive të tyre duke shtuar elementin e drurit në to, kompania Billa sjell këto ditë surprizën që synon përmbushjen kësaj nevoje me çmimet më të mira në vend.

Billa, lider në tregun shqiptar për pllaka, parkete hidrosanitare e mobilje nxjerr në ofertë gjithe produktet e laminatit dhe parketit . Kjo ngjarje sjell përfitime direkte për konsumatorin pasi i gjithë malli ekzistues laminat e parkete vendoset në çmime të pazakonta deri në ditën e fundit të muajit.

Klientët do të kenë mundësi zgjedhje ndër 45 modele që gjendet me çmimet më të mira në treg. Mes varianteve të çdo kategorie laminati e mes brandeve më të famshme evropiane spikat kombinimi më i kërkuar, ai i kategorise AC 5 me trashësi 12 mm përfshirë blinduesin dhe nënshtresën, që mund të përfitohet nga klientët për çmimin ekskluziv prej vetëm 11.5 euro.

Oferta do të zgjasë edhe 3 ditë të tjera deri në ditën e fundit të muajit shtator. Klientët do të mund të përfitojnë duke u drejtuar në show room-in më të afërt Billa.

Billa është një ndër korporatat e pakta në vend që shtrihet në mënyre policentrike me qendra vendimarrje në Shqipëri, Spanjë e Belgjikë. Ky lloj strukturimi duket se bën të pandalshëm zhvillimin madje edhe në kohë të pandemisë globale. Provë për këtë është zgjerimin i shpejtë i kanalit të shitjeve brenda e jashtë vendit dhe zgjerimi vertikal i portofolit . Kjo sjellë në mënyrë periodike risi dhe arritje jo vetëm në ekonominë vendase por dhe një shembull për t'u respektuar në tregun evropian.

E krijuar në vitin 2007 dhe e prirur nga moto “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë”, sot Billa renditet si distributori kryesor i rajonit me degë edhe në vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian duke përfaqësuar një nga shembujt më pozitivë të ekonomisë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco