Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e enjte

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti për ditën e enjte

23:25, 24/09/2020
A+ Aa A-

Ditën e Premte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës fillimisht në Veri-Veriperëndim me intensitet deri mesatar e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Pas orës 15:00  në zonën Veriperëndimore (qarku Shkodër) reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave, rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike, lokalisht reshje në formën e breshërit.  

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 5-10m/sek, në orët e mesditës e kryesisht të mbrëmjes era do të fitojë shpejtësi, hera-herës e vrullshme (stuhi ere) kryesisht në zonën veriore deri në 20-25m/sek. Deti i forcës 5-6 me lartësi vale 2.5-4.0 metër.

Me konkretisht temperaturat parashikohen:

zonat malore          12°C deri në 28°C

zonat e ulëta          15°C deri në 31°C

zonat bregdetare    17°C deri në 30°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco