Zyrtarja e Arsimit: Kemi pasur mësues të infektuar që ditën e parë të shkollës, në rast se fëmijët …

Zyrtarja e Arsimit: Kemi pasur mësues të infektuar që ditën e parë të shkollës, në rast se fëmijët …

20:49, 23/09/2020
A+ Aa A-

Zamira Gjini, Drejtorja e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, është shprehur se që ditën e parë të shkollës kanë rezultuar mësues me Covid-19 dhe i janë bërë tampona kolegëve apo nxënësve që kanë pasur kontakt.

“Që në ditën e parë ne kemi pasur mësues të infektuar dhe mësues të izoluar për shkak të kontaktit me mësuesit e infektuar. Struktura shëndetësore e shkollës ka bërë tamponin për mësuesin që ka qenë i dyshuar dhe për të gjithë mësuesit e tjerë pasi kanë bërë gjurmimin, pra kë ka takuar ky mësues i infektuar.

Ata mësues që nuk janë paraqitur në shkollë, janë zëvendësuar me mësues të tjerë. Kjo nuk është e lehtë, sidomos për ata të ciklit fillor që duan mësuesin e tyre dhe gjejnë një mësues tjetër. Por këto janë kushte dhe ne kemi pasur për detyrë që t’i ofrojmë nxënësve mësuesin që të zhvillojë mësimin në ato kushte të reja. Në rast se fëmijët kanë pasur kontakt me mësuesin e infektuar, është bërë kontroll patjetër”, u shpreh ajo në emisionin “Rudina”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco