Ikën ditët me diell/ Ja si do të jetë moti për orët në vazhdim

Ikën ditët me diell/ Ja si do të jetë moti për orët në vazhdim

15:28, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ditët me mot me diell dhe temperatura të larta tashmë duken të largëta dhe të gjithë duhet të mësohemi me motin i cili do të jetë kryesisht i vrenjtur shoqëruar me reshje shiu.

Në këtë mënyrë, dita e nesërme gjatë pjesës së parë të saj do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Më pas, pas orëve të mesditës gradualisht moti do të jetë me diell si dhe alternime vranësirash të cilat vijnë në pakësim me kalimin e orëve.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu por të izoluara dhe lokale në relievet e larta malore.

Në fushën termike vlerat e mëngjesit parashikohen nga 13°C në relievet malore deri në 19°C në ato të ulëta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 23°C në relievet malore deri në 32°C në ato të ulëta.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut kryesisht e lehtë duke u pasuar nga valëzimi i forcës 0-1 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco