Shteti shqiptar i kërkon borxh respiratorë Danimarkës

Shteti shqiptar i kërkon borxh respiratorë Danimarkës

11:40, 23/09/2020

Gjendja e rënduar në spitalet COVID-1 dhe COVID-2 ka bërë që shteti shqiptar t'i kërkojë borxh respiratorë Danimarkës.

Ishte Ministria e Jashtme e shtetit nordik që njoftoi se do ti huazojë 30 aspiratorë Shqipërisë për ti ndihmuar në trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Vendimi ndër- ministror u mor bazuar në një vlerësim që respiratorët nuk janë aktualisht të nevojshëm për shërbimet shëndetësore daneze.

Respiratorët janë të markës ChenWei dhe janë të prodhuar në përputhje me direktivat e BE-së.

Ato do të huazohen në Shqipëri për një vit me mundësi zgjatjeje, por Danimarka mund ti marrë përsëri nëse kërkohen nga sistemi shëndetësor danez.

Një anëtar i sektorit shëndetësor danez do dërgohet se bashku me respiratorët për të trajnuar shqiptarët se si t'i përdorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco