FOTO/ Ky ishte qyteti më i nxehtë në Shqipëri, gjatë kësaj vere

FOTO/ Ky ishte qyteti më i nxehtë në Shqipëri, gjatë kësaj vere

14:54, 21/09/2020
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar sot temperaturat mesatare të matura gjatë verës në Shqipëri.

Gjithashtu SHMU ka zbuluar edhe qytetin që ka pasur më shumë ditë të nxehta gjatë muajve, qershor, korrik dhe gusht.

Sipas këtyre të dhënave, qyteti i Elbasanit ka qenë më i nxehti gjatë kësaj vere.

Postimi i plotë i SHMU-së:

Në këtë postim do të paraqesim një panoramë të situatës termike për stinën e verës që lamë pas.

Të dhënat e përdorura janë matur dhe regjistruar në rrjetin e stacioneve meteorologjike të SH.M.U.

Muaji qershor i vitit 2020 ka qenë një muaj i ‘freskët’ ku temperatura maksimale deri në datën 23°C nuk ka kaluar vlerën e 28°C. Ditët e fundit të muajit kanë qenë të nxehta ku temperatura maksimale është regjistruar në qytetet Elbasan dhe Shkodër në vlerën 36 °C.

Muaji korrik dhe gusht kanë qenë muaj që janë karakterizuar nga luhatje të ndjeshme të temperaturave. Depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika ka bërë që termometri të regjistrojë vlera deri në 40°C përkatësisht në muajin korrik, qyteti i Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Gjithashtu hera-herës kemi patur edhe depërtim të masave ajrore më të freskëta të cilat kanë bërë që të kemi ditë me reshje shiu dhe rënie të temperaturave, ku termometri maksimal nuk e ka kaluar vlerën e 30°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco