Flet kunata e 34 vjeçares vrarë në Bathore: Pas tmerrit u ktheva dhe e gjeta nënën e tij që përqafonte të birin

Flet kunata e 34 vjeçares vrarë në Bathore: Pas tmerrit u ktheva dhe e gjeta nënën e tij që përqafonte të birin

13:32, 18/09/2020
A+ Aa A-

Ngjarja e ndodhur më 15 shtator në Bathore ku kunati vrau me armë zjarri kunatën tronditi opinion publik.

 Jetmira Hasani 34-vjeç, nëna e një fëmije 8- vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit që kunati i saj përdori.

Dhe në emisionin ‘Me zemër të hapur’ është rrëfyer kunata e Jetmirës, nusja e vëllait të së ndjerës e cila e ka parë të gjithë skenën e krimit, pasi atë ditë po shoqëronte Jetmirën të mblidhte plaçkat.

Ajo jep detaje rrëqethëse dhe thotë se ishte vjehrra ajo që e shtyu të birin të vriste ish-kunatën.

“Unë kam qenë te kunata atë ditë se po paketonte plaçkat. Nuk na lanë neve që të hynim në banesë për ta ndihmuar. Mori policinë në telefon, kunata që të na linin të merrnim plaçkat. Erdhën policët i thanë vjehrrës të hapte derën që të merrte plaçkat ish-nusja. Vjehrra e kundërshtonte policinë. Kunatës i tha vjehrra të vijë çuni të jetë prezent këtu. Erdhi ai Tanushi këtu, edhe ai me të njëjtat fjalë. Por meqë ishte policia morëm gjysmat e rrobave me një mjet të vogël, ndërsa ditën e dytë kunata shkoi sërish atje dhe ai i thoshte fjalë që do të vras, do të bëj… Kunata ia kthente: Hajde më vrit pra, se unë e vrame jam, se më nxorët nga shtëpia mes katër rrugëve. Erdhi policia edhe ditën e dytë. Po të njëjtët policë erdhën, bëhej debat sërish.

Policia e bindi atë, bëmë sërish të njëjtën gjë. Sapo ikën policët, kishin mbet vetëm pak gjëra për të marrë. Në atë moment më thërret djali mua, del Agroni dhe thotë kush është ai, i them është djali im dhe po i them të iki. Në atë moment vjehrra vjen aty më nxjerr mua nga oborri, kur dal te porta e shoh atë me automatik lart ndërsa kunata ishte në oborr…ai e qëlli me një plumb kunatën…më qëlloi edhe mua por unë ika me vrap…pas tmerrit u ktheva dhe e gjeta nënën e tij të përqafonte të birin dhe i tha: Bravo të qoftë”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco