Ciklon me erëra të fuqishme dhe shira në brigjet e Jonit

Ciklon me erëra të fuqishme dhe shira në brigjet e Jonit

08:35, 17/09/2020
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi për përkeqësim të motit në zonën e detit Jon, në pjesën veriore të tij

Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu, që nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e detit Jon në veri do të përkeqësohet.

Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë.

Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s.

Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, mjeteve të lundrit u kërkohet të marrin masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco