Dita e parë e shkollës/ KMSH uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit

Dita e parë e shkollës/ KMSH uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit

14:02, 14/09/2020
A+ Aa A-

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka uruar ditën e sotme të gjithë nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës.

Ky komunitet urimin më special e ka për vogëlushit që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës duke shtuar më tej se ky vit nuk i ngjan viteve të tjera për shkak të pandemisë Covid-19 dhe se Medresetë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për fillimin e këtij viti shkollor. 

Postimi i plotë:

 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë nxënësve dhe mësuesve!

Urimi më special shkon për vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, qoftë ky një fillim i mbarë në rrugën e dijes për ta!

Ky vit shkollor nuk i ngjan viteve të shkuara, kjo për shkak të masave të marra ndaj parandalimit të Pandemisë Botërore COVID-19.
Urimet dhe lutjet tona për sukses shkojnë veçanërisht për të gjithë nxënësit që marrin dije në Medresetë tona!

Stafi jonë administrativ dhe pedagogjik ka marrë të gjitha masat e parashikuara në protokollet e institucioneve për ruajtjen e distancave fizike, kushtet higjienike etj, që ky vit shkollor të jetë i mbarë.

I lutemi Allahut të Gjithëdijshëm, që e ardhmja e kombit tonë, fëmijët, rinia, të përparojë e të begatohet me dituri dhe moral të dobishëm!

Suksese të gjithëve në këtë vit të ri shkollor!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco