Që ditën e parë të hapjes, qeveria flet për mbylljen e tyre dhe një Plan B

Që ditën e parë të hapjes, qeveria flet për mbylljen e tyre dhe një Plan B

10:47, 14/09/2020
A+ Aa A-

Që ditën e parë të hapjes, qeveria flet për mbylljen e shkollave dhe një Plan B.

Ministrja në ikje e arsimit, Besa Shahini, me rastin e ditës së parë të këtij viti shkollor dhe rikthimit të nxënësve nëpër shkolla, ka shpërndarë një video dhe një mesazh, ku përveç të tjerave paralajmëron edhe për një mbyllje tjetër të tyre.

Sipas saj nëse do të vijë puna sërish për mbyllje të shkollave, ministria ka gati një Plan B i cili në fakt nuk është ndonjë gjë e re për nxënësit dhe prindërit, por rikthimi te  kanali televiziv “RTSH Shkollë”.

 “E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë…Në rast se duhet të mbyllim ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, do të mbështetemi tek plani B, që është kanali “RTSH Shkollë”, ku i kemi të xhiruara të gjitha leksionet që do t’i zhvilloni edhe në shkollë me mësuesit tuaj, dhe kemi edhe platformën online që do të shërbejë për mësim në kushte shtëpie“, ka thënë ministrja Shahini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi14/09/2020 14:30

Qeverrija i shiti librat e oligarkut, pas dy javesh do te mbylli shkollat. Korrupsion dhe ne momentin ku luhet me jeten....

Shto koment

Denonco