Shahini thekson nevojën e mbajtjes së maskave në shkollë: Është detyrim, mbrojmë veten dhe të tjerët

Shahini thekson nevojën e mbajtjes së maskave në shkollë: Është detyrim, mbrojmë veten dhe të tjerët

10:33, 01/09/2020
A+ Aa A-

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,  Besa Shahini ka postuar në rrjetet e saj sociale një video sensibilizuese mbi rëndësinë dhe rregullin e mbajtjes së maskës në shkollë. 

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan ministrja në tekstin që shoqëron videon sensibilizuese.

Në video, janë 4 nxënës dhe një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, të cilët përcjellin mesazhe të rëndësishme mbi nevojën dhe rregullin e mbajtjes së maskës gjatë qëndrimit në shkollë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco