Doktori i Sanatoriumit fiton betejën e rëndë me Covid-19, ja si është gjendja e tij tani

Doktori i Sanatoriumit fiton betejën e rëndë me Covid-19, ja si është gjendja e tij tani

10:00, 15/08/2020

Doktori i spitalit ”Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibi e ka fituar betejën me Covid 19.

Lajmin e bën të ditur shefja e reanimacionin në spitalin Covid 2, Alma Cani, e cila shprehet se tashmë Hatibi do ti rikthehet punës së tij në këtë spital.

Pak ditë më parë gjendja e doktor Albanit u përkeqësua ndjeshëm, por fatmirësisht tashmë gjithçka duket të jetë lënë pas dhe ai është rikthyer shëndoshë e mirë pranë kolegëve të tij.

Postimi i plotë i mjekes Cani:

Kenaqesi per mua tju njoftoj qe Dr Alban Hatibi e fitoj betejen me Covid 19! Çdo dite duke u perballur me kete uragan qe nuk po mbaron, cdo dite duke u ndeshur me kete te keqe qe nuk po kursen jeten e njerezve, perfshire ketu edhe moshat e reja, per ne bluzat e bardha rreziku eshte i madh dhe ne nuk jemi te perjashtuar nga e keqja, qe eshte afer nesh cdo çast!

Dr Albani prej vitesh ka punuar me perkushtim, devotshmeri, profesionalizem e modesti në ndihme te jetes se pacienteve ndaj kthimi i tij mes nesh eshte i domosdoshem!

Faleminderit te gjitheve per mesazhet pafund qe te gjithe ju miq, kolege, familjare, dashamires, pacient, te njohur e te panjohur qe nuk reshten gjate gjithe ketyre diteve si suport moral per te gjithe ne!

Kenaqesise tone i shtohet dhe fakti qe kthimi i Dr Albanit në kete arene lufte te pergjakshme qe ne po perjetojme, na jep force, besim e shprese qe ne sebashku do ja dalim!

Asgjë në jetë nuk duhet të na frikësoje: duhet te kuptojme e te jemi realist! Respektoni rregullat! Mbroni jeten tuaj dhe te te tjereve! Rrespektimi i rregullave nga ju eshte ndihme per jeten tuaj e forca jone!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco