Sonte, më 14 gusht , bie Nata e Zojës së Madhe

Sonte, më 14 gusht , bie Nata e Zojës së Madhe

13:58, 14/08/2020
A+ Aa A-

Më 14 gusht bie nata e festës të Të Ngjiturit të Zojës në Qiell, nate e festës së Zojës së Madhe siç njihet tek shqiptarët, shkruan Vatikani News.

Sot bie Nata e Zojës së Madhe, siç njihet nga shqiptarët. Kisha, kudo në botë, i fton besimtarët të shkojnë plot besim te Nëna Qiellore, e cila na vështron nga lart e na mbron si “Nënë” e si “Motër”, posaçërisht në këtë periudhë pandemie.

Në Shenjtëroren e Letnicës, në Kosovë, në kushtet e pandemisë nuk do të jenë fizikisht të pranishme turmat e përvitshme, por shpirtërisht me siguri do të ketë shumë më tepër shtegtarë se çdo vit!  Sepse sivjet besimtarët kanë më shumë nevojë se kurrë për hire, duke nisur nga hiri i mbrojtjes së shëndetit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco