Mjekja përlot rrjetin me statusin dedikuar stilistes: Fjala humbet kuptimin e saj, vendin e zë loti...

Mjekja përlot rrjetin me statusin dedikuar stilistes: Fjala humbet kuptimin e saj, vendin e zë loti...

09:20, 14/08/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e djeshme nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku 29-vjeçari, Xhino Koça  i dha fund jetës.

Ai ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Nëna e Xhinos është stilistja e njohur Lira Koca, të cilën e kemi parë shpesh të veshë njerëzit më të njohur të ekranit, ndërsa rrezaton mjaft humor dhe mirësi në pamjen e saj.

Fjalët për ta ngushëlluar atë sot janë të pakta, ndërsa një postim prekës ka bërë mikesha e saj, mjekja Lida Shosha.

“Nuk kam fjalë ngushëllimi, për ty, e dashura, e ëmbla, e hareshmja, e gëzuara, njeriu më i bukur që njoh në këtë dynja, Lira Koca Buda, për këtë tragjedi të kobshme. Këtu, Fjala humbet kuptimin e saj, vendin e zë loti i shpirtit. Largimi i Xhinos në lule të jetës, i ëngjëllit tënd të bukur, na ka trondit pa masë. Të Zotit jemi, tek ai do shkojmë.

Por Zoti im, kaq shumë e deshe këtë ëngjëll , që e shkepute nga duart e nënës që e riti me shumë dashuri birin e saj? Kush do e puth në mëngjes, kush do i urojë natën e mirë, off medet kjo jetë e padrejtë, qofsh mallkuar, kovid-kolere. O Zot, jepu forcë ta përballojne këtë dhimbje, tragjike të madhe. I bukuri i dheut o Lira ,Xhino ëngjëlli në zemrën tënde përjetë”, shkruan Shosha në postimin e saj në rrjetet sociale.

Për Xhinon janë të shumta mesazhet në rrjetet sociale, nga miqtë, por edhe qytetarët e Durrësit.

 I riu kishte krijuar profilin e një djali të ndjeshëm, të shoqërueshëm dhe mjaft i përkujdesur deri për kafshët e rrugës, që nuk nguronte t’i ushqente sa herë i dilnin përpara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mondi14/08/2020 11:15

Nje viktime e Covid 19 + OBSH + TV. Na e bejne Covid 19, GOGOL prej mengjesit deri ne darke ne TV, gazeta, portale dhe i lemerisen njerezit. I kane trembur aq shume sa arrijne deri ne veteflijim. Ky mund te quhet dhe terror psikologjik. Ngushellime familjareve !

Shto koment

Denonco