Parashikimi/ Si do të jetë moti për ditën e premte

Parashikimi/ Si do të jetë moti për ditën e premte

23:14, 13/08/2020
A+ Aa A-

Përshëndetje nga SH.M.U!

Vendi ynë u ndikua sot nga masa ajrore të qëndrueshme, të thata dhe të nxehta ndërsa moti ka qenë i kthjellët në pjesën më te madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore. Temperatura më e lartë për sot u regjistrua 36°C në disa qytete si Shkodër, Durrës, Berat dhe Elbasan ndërsa kryeqyteti regjistroi temperaturën më të lartë me 34°C.

Për ditën e nesërme pritet që vendi ynë të ndikohet nga të njejtat kushte atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtarenë relievet malore.

Edhe nesër pritet të jetë një tjetër ditë e nxehtë. Temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 16°C në relievet malore deri në 24°C në ato të ulta. Por në vlerat e mesditës pritet në rritje prej 1-2 gradësh dhe temperatura të parashikuara deri në 33°C deri në 37-38°C në ato të ulta dhe bregdetare.

Era do të jetë me drejtim veriperëndim - verilindje 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s.

Image

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco