FOTO/ Nga e hëna në të premte, ja si do të jetë moti i javës që vjen

FOTO/ Nga e hëna në të premte, ja si do të jetë moti i javës që vjen

14:56, 09/08/2020
A+ Aa A-

Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit sa i përket javës që presim përpara!

Sipas modeleve të parashikimit, ditët e javës që presim përpara duket se do të “kopjojnë” njëra-tjetrën dhe i gjithë parashikimi mund të mblidhet në një tablo të përgjithshme, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Por çfarë pritet të ndodhë?

Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike (të cilat spo i hyjmë në detaje), të gjitha ditët duke filluar që nga ajo e hënë deri të premten ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodhë fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrijnë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.

Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje të territorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton intensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco