Risitë e Jumbo Albania në Vlorë e Fier dhe një lajm i mirë nga Greqia

Risitë e Jumbo Albania në Vlorë e Fier dhe një lajm i mirë nga Greqia

15:46, 06/08/2020
A+ Aa A-

Konsolidimi dhe zgjerimi i mëtejshëm i Jumbo Albania, po konkretizohet me ritme të kënaqshme gjatë vitit 2020.

Në muajin Qershor, Jumbo Greqia aprovoi hapjen e një magazine qëndrore, të dedikuar për shitjet me shumicë për Jumbo Albania. Tashmë, JUMBO do të vijë akoma më pranë klientëve përmes rrjetit të dyqaneve Spar dhe dyqaneve të tjerë partnerë duke furnizuar këta të fundit me gamën më të kërkuar të produkteve të saj me çmim dhe cilësi të njëjtë.

Prej vitesh dyqanet JUMBO në Tiranë e qytete të tjera të mëdha janë vizituar nga e gjithë Shqipëria e tashmë përmes këtij projekti synohet që produktet Jumbo të ofrohen në sa më shumë qytete për të plotësuar nevojat e gjithsecilit.

Në dy vitet e fundit Jumbo hapi dyqane në Fier, Shkodër, Durrës dhe dyqanin më të ri, në Elbasan, më 1 Mars 2020. Suksesi i Jumbo në plotësimin e nevojave dhe dëshirave të të gjithëve, nuk po ndalet as këtë vit.

Deri në përfundim të verës është planifikuar edhe hapja e dyqanit të ri të JUMBO në qytetin e Vlorës, i pari në këtë qytet. Dyqani ka një sipërfaqe rreth 1300 m2 dhe gjendet në Lagjen Pavarësia, Rr. “Gjergj Araniti”.
Nga ky investim do të hapen vende të reja pune, duke punësuar mbi 20 punonjës, të cilët do të jenë në shërbim të klientëve të dyqanit në Vlorë çdo ditë të javës.

Gjithashtu është planifikuar dhe ndryshimi i vendndodhjes së dyqanit në Fier, duke ofruar hapësirë të madhe, më të aksesueshme dhe duke ruajtur standardet europiane. Dyqani i ri do të pozicionohet brenda qytetit, konkretisht tek Qendra Gold.

Risia e dyqaneve më të vogla qëndron tek koncepti operacional, të cilat falë magazinës qëndore operojnë të pavarur nga kompania mëmë në Greqi dhe nën menaxhimin total të Jumbo Albania, duke filluar nga menaxhimi i stokut, transporti si dhe çdo proces tjetër që është në funksion të shitjeve dhe shërbimit superior ndaj klientit.

Aktiviteti kryesor i Jumbo është tregtimi i lodrave dhe artikujve për fëmijë, librave, produkteve të kancelarisë, dekorimeve dhe produkteve sezonale. Jumbo është marka më e dashur për fëmijë, por edhe për të rritur, për shkak të gamës së gjerë që ka, me mbi 30.000 produkte, shumëllojshmërisë së tyre, dizajnit unik dhe çmimeve më të mira në treg.

Në Shqipëri, Jumbo ka rreth 230 të punësuar në të 6 dyqanet e tij. Kompania, si pjesë e Grupit Balfin, operon në 4 tregje të ndryshme në rajonin e Ballkanit, konkretisht në: Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Maline Zi, me 18 dyqane.

Grupi BALFIN është një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi Balfin është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Holandë, duke punësuar rreth6,000 persona.

https://www.facebook.com/ Jumbo.ALImage

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco