E vërteta e ‘gjuetisë së shtrigave’ ndaj dekanes së re të FSHMT

E vërteta e ‘gjuetisë së shtrigave’ ndaj dekanes së re të FSHMT

18:28, 05/08/2020
A+ Aa A-

Në fund të korrikut, Ilirjana Zekja u zgjodh dekania e re e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Prof. Asc. Dr. Zekja fitoi me një diferencë të theksuar ndaj rivalëve të saj.

Ajo do kishte fituar edhe katër vjet më parë, por në atë kohë politika në pushtet e pengoi që të garonte.

Menjëherë pas zgjedhjes, disa media pranë pushtetit publikuan një lajm mbi një plagjiaturë të dyshuar të dekanes së re.

Sipas tyre, një amerikan ishte ankuar te dekania në largim, Tatjana Cina për rastin e Zekjas.

Kjo lojë e pistë duket e hapur qëllimisht. Burime të Syri.net thonë se ‘amerikani’ u kujtua për historinë e plagjiaturës vetëm pas shtatë vitesh.

Jo vetëm kaq, por dokumenti mbërriti më 29 korrik, një ditë përpara zgjedhjeve. Burimet thonë se dekania nuk ka informuar askënd, megjithatë dokumenti përfundoi në media.

Kjo ‘gjueti shtrigash’ vazhdon që prej kohësh kur iu ndalua kandidimi para katër vitesh dhe fleta e votimit ishte vetëm me një kandidate: Cinën.

Por edhe pse ishte e vetme në garë, u desh raundi i dytë që ajo të fitonte.

A do dilte ky dokument në media nëse Zekja do kishte humbur? Fakt është se në garë me vota, Zekja ka fituar pastër dhe me diferencë të theksuar.

Ky duket skenari klasik kur nuk e mund dikë me vota, por me prapaskena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genti05/08/2020 23:13

As e njoh fare kte dekanen dhe mbase eshte shum e zonja po kur thoni ju që— burimet thonë-,, aty e keni kput fare lajmin,, futja kot

Vjollca Hajro05/08/2020 19:41

Tatiana, ti me mestare 6.02 une pa punuar nje dite mjeke ja u futem te gjitheve. Na rendaun pak dosjet 4 vjet lart e poshte fakultet-shtepi, por ja vlejti mundimi. Ky amerikani na i shperbleu....

Shto koment

Denonco