Moti pritet të ndryshojë/ A ishte korriku muaji më i nxehtë?

Moti pritet të ndryshojë/ A ishte korriku muaji më i nxehtë?

15:39, 03/08/2020
A+ Aa A-

Java ka nisur me temperatura të larta, por nga mesi i saj, gjërat do ndryshojnë. Ja parashikimi i Shërbimit Meteorologjik për pesë ditët e para të javës.

-Dita e hënë do të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta të përqendruara përgjatë relieveve malore. Reshje shiu të izoluara përgjatë maleve në Juglindje të vendit.

-Dita e martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

-Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

-Dita e enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit.

-Dita e premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijë bregdetare. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Por a ishte korriku që lamë pas, muaji më i nxehtë në Shqipëri?

Ja çfarë thonë ekspertët e SHMU.

“Nëse kujtojmë temperaturat e javës që lamë pas na duket sikur ky ishte korriku më i nxehtë.

Por nëse i referohemi të dhënave për 10 vitet e fundit të regjistruara nga stacionet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak rezulton se:

Vitet që kanë regjistruar më shumë ditë me temperaturë maksimale mbi 37ºC kanë qenë 2012 dhe 2015 me përkatësisht nga 16 ditë.

Temperatura më e lartë në këto 10 vite është regjistruar në Tiranë në datën 15 korrik të vitit 2012 me vlerën 42 ºC.

Për vitin 2020 temperatura më e lartë është regjistruara në qytetet Gjirokastër dhe Elbasan në datën 30 korrik me vlerën 40ºC.

Muaji korrik i viti 2020 ka pasur gjithsej 8 ditë me temperaturë maksimale mbi 37ºC”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco