Pritet ulje e temperaturave/ Ja si do jetë moti javën që vjen

Pritet ulje e temperaturave/ Ja si do jetë moti javën që vjen

19:51, 02/08/2020
A+ Aa A-

Java që vjen pritet të nisë me mot të kthjellët. Megjithatë, nga mesi i javës, temperaturat pritet të ulen. Ja parashikimi i Shërbimit Meteorologjik për pesë ditët e para të javës.

PARASHIKIMI

-Dita e hënë do të ketë mot kryesisht të kthjellët, vranësira të pakta të përqendruara përgjatë relieveve malore. Reshje shiu të izoluara përgjatë maleve në Juglindje të vendit.

-Dita e martë do të nisë me mot të kthjellët e shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

-Dita e mërkurë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në Veriperëndimin e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në Jugperëndim të vendit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

-Dita e enjte do të vijojë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe intensitet deri mesatar në pjesën tjetër të vendit.

-Dita e premte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë vijë bregdetare. Në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të jetë nga Jugperëndimi –Veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë intensitet deri në 15-20m/sek.

Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat maksimale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco