Pas rektorëve dalin edhe emrat e dekanëve në Universitet publike në vend

Pas rektorëve dalin edhe emrat e dekanëve në Universitet publike në vend

14:08, 31/07/2020
A+ Aa A-

Pas emrave të 12 rektorëve të rinj, del edhe lista e fituesve mes kandidatëve për dekan në të gjithë universitete publike në vend.

Në zgjedhjet e djeshme votuan 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë. Vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve ka qenë shumë i debatuar, pasi sipas tyre pandemia nuk i lejon kandidatët të bëjnë fushatë dhe gjithashtu vendos jetën e studentëve në rrezik.

Shumë prej pedagogëve i kanë kundërshtuar këto zgjedhje, sepse shumë prej studentëve nuk kanë mundur që të shkojnë që të votojnë për shkak të situatës së COVID-19, duke mos krijuar mundësinë e të drejtës së votës.

Ndërkohë më herët `Syri.net` publikoi emrat e rektorëve të rinj të cilët sipas universiteteve janë; Universiteti i Tiranës: Artan Hoxha

Universiteti i Mjekësisë: Arben Gjata; Universiteti i Bujqësisë: Fatbardh Sallaku; Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari ;Universiteti i Arteve: Kastriot Caushi; Universiteti i Sporteve: Agron Kasa; Universiteti Politeknik: Andrea Maliqari.

Lista e fituesve për dekan në Tiranë:

Fakulteti i Ekonomisë: Dhori Kule

Fakulteti i Shkencave Sociale: Edmond Rapti

Fakulteti i Drejtësisë: Sokol Mëngjesi

Fakulteti i Gjuhëve të huaja: Artur Sula

Fakulteti Ekonomik: Dhori Kule

Fakulteti i Shkencave të Natyrës: Spiro Drushku

Fakulteti i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar: Brunilda Daci

Fakulteti i Histori Filologjisë: Sabri Laçi

Universiteti 'Aleksandër Moisiu' në Durrës: Kseanela Sotirofski

Griselda Abazaj  është zgjedhur dekane e Fakultetit të Edukimit

Shkëlqim Fortuzi në Fakultetin e Biznesit

Andon Kume në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike

Lindita Mukli në  Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit

Osman Metalla në Fakultetin e  Studimeve Profesionale.

Universitetin 'Fan S. Noli' në Korçë

Në Fakultetin e Ekonomisë është zgjedhur dekane Ledina Alolli.

Në Fakulteti e Mësuesisë dekane është zgjedhur Jonela Spaho

Në Fakultetin e Bujqësisë Gjergji Mero.

Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe humane kandidati i vetëm Robert Damo nuk e fitoi garën, pasi nuk plotësoi numrin e votave.

Zgjedhjet për dekan në ketë fakultet, sipas rregullit do te zhvillohen serish pas 2 javësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco