Qytetet shqiptare që shpenzojnë më shumë për qejfe: Cili kryeson listën?

Qytetet shqiptare që shpenzojnë më shumë për qejfe: Cili kryeson listën?

08:05, 31/07/2020
A+ Aa A-

Këtë vit, pandemia i kushtëzoi njerëzit e gjithë botës në shumë aspekte, përfshi këtu argëtimin, i cili është gjithashtu i kufizuar pas mbylljes së pjesës më të madhe të aktiviteteve. 

Pavarësisht kësaj, shqiptarët gjithnjë janë përpjekur t'i japin daljeve dhe argëtimit rëndësinë e duhur.

Sipas një artikulli të publikuar në Monitor.al, mesatarisht çdo vit, shqiptarët shpenzojnë 3,1% të vlerës së shtuar bruto në vend për argëtim e kulturë, që për vitin 2018, referuar të dhënave të INSTAT përkthehen në 360 milionë euro.

Sigurisht, natyrshëm lind pyetja se cili prej qyteteve është në krye të listës kur vjen puna për qejfe? 

Siç mund ta merrnit me mend, vendin e parë e mban kryeqyteti. Tirana shpenzon rreth 4,8% të parave për argëtim, një vlerë e cila ka mbetur e pandryshuar me vitin e shkuar, pavarësisht situatës.

Qyteti i dytë më i dhënë pas të dalave dhe aktiviteteve argëtuese është Korça, por që edhe aty është vënë re një reduktim shpenzimesh krahasuar me vitin 2018. 

E treta renditet Lezha me 2,6% të vlerës së shtuar bruto, duke u rritur ndjeshëm nga 2% vitin e mëparshëm.

Pas Vlorës dhe Shkodrës, vjen Durrësi, që ka shënuar rënie nga 2,4% në 2%.

Qyteti shqiptar që duket se ka hequr dorë ndjeshëm nga argëtimi është Gjirokastra. Ndonëse pak vite më parë ishte konkurrenti më i fortë i Tiranës, vitet e fundit është bërë më "e kursyer" kur vjen puna tek qejfi. 

Kukësi, Dibra janë të renditura aty nga fundi i listës, ndërsa Fieri bën pjes tek qytetet e Shqipërisë që nuk argëtohet thuajse fare. Vetëm 1% e vlerës së shtuar bruto shpenzohet për aktivitete kulturore apo argëtuese.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco