Kam folur në telefon .../ Silva Bino tregon si është gjendja e shefes së ISHSH, e shtruar me Covid-19

Kam folur në telefon .../ Silva Bino tregon si është gjendja e shefes së ISHSH, e shtruar me Covid-19

23:03, 15/07/2020
A+ Aa A-

Silva Bino, shefe e Epidemologjisë së ISHP-së, në një lidhje me skype në emisionin "Repolitix" në Report Tv ka konfirmuar se Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho është e prekur me COVID.

"Është mirë për momentin, kam folur në telefon", ka thënë Bino pas pyetjes të bërë nga drejtuesi i emisionit,  Denis Minga.

Braho është shtruar ditën e sotme në spitalin e Sanatoriumit dhe po trajtohet me oksigjen.

Pas vendimit të vendosjes së detyrueshme te maskave në ambiente të mbyllura, Bino tha se është një element shumë i domosdoshëm që të mbron nga Covid-i, pasi lidhet me eksperimentet e bëra ditëve të fundit që vërtetuan qëndrimin e tij në ajër.

"Në qoftë se deri më përpara 1 javë ose 10 ditësh ka pasur shumë diskutime në lidhje me përhapjen ajrore, javës që shkoi OBSH e pranoi bazuar në disa eksperimente. Ai përhapet nëpërmjet spërklave dhe qëndron në ajër. Fakti që njerëzit infektohen për herë të dytë ose të tretë tregon që nuk lë mbrojtje", tha Bino.

Në lidhje me shifrat në rritje të të infektuarve shefja e Epidemiologjisë së ISHP-së tha se është rritur numri i testimeve dhe është diçka pozitive pasi lidhet me gjurmimin e të prekurve, kontakteve të tyre dhe izolimin.

Një ndër problemet e shumta pjesë e situatës së COVID-it është çmimi i maskave.

Bino tha se maskat mund të realizohet në shtëpi dhe të mos blihen në farmaci duke shpenzuar para. Ajo ka këshilluar të gjithë qytetarët që duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për veten e tyre, familjarët dhe personat që janë më të dobët, pasi është e njëjta virulencë, por trasmetueshmëria është më e lartë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp16/07/2020 19:42

Shërim të shpejt Znj. Vjollca Braho Shefe e ISHSH dhe ish Drejtoreshë e Institutit të Sigurimeve SHoqërore. Koleget tuaja po i thërret SPAK. Nuk jam cinik dhe shpirtzi. "Mjerë kë merr hoxha se për atë që mer polici ka një zgjidhje" Por SPAK duhet të hetojë mendojë unë edhe pse fondi i pensioneve u katandis sa një kokërr hurdhër dhe pse disa biznesmenë afër oborrit të partive ,ndërtonin dhe nuk paguanin sigurimet shoqërore dhe shëndet?7sore. Sa pallate ,sa sigurime të paguara?. Cila ishin VKM e 2013 nga z.Rama dhe pse nuk u zbatuan?. Për votat nesër?.

Shto koment

Denonco