Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

‘Prej 4 muajsh nuk përqafoj dot nënën time’/ Dedikimi prekës i vajzës për doktoreshën e njohur

‘Prej 4 muajsh nuk përqafoj dot nënën time’/ Dedikimi prekës i vajzës për doktoreshën e njohur

16:37, 15/07/2020
A+ Aa A-

Greis Çomo, vajza e doktoreshës së njohur Najada Çomo, ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj.

Mes rreshtave ajo shkruan se prej më shumë se 4 muajsh nuk mund të përqafojë nënën e saj.

Greis , shkruan se vetë doktoreshë Najada e ka të pamundur të përqafoj nënën e saj, kjo për shkak të riskut që ekziston për të transmetuar virusin.

‘Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…

Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…

Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…

Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…

Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.

Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco