Specialisti i ISHP: Me ardhjen e verës, virusi rriti numrin e të infektuarve

Specialisti i ISHP: Me ardhjen e verës, virusi rriti numrin e të infektuarve

16:50, 13/07/2020
A+ Aa A-

Specialisti në ISHP Artan Simaku duke folur në edicionin e Pasdites në SYRI TV, është shprehur se koronavirusi Covid-19, veproi ndryshe nga viruset respiratore.

Sipas tij, me ardhjen e verës nuk u ul numri i personave të infektuar, por është rritur.

‘Në fillim të epidemisë u fol se me ardhjen e verës, mund të ulej virulenca e virusit dhe shkalla e transmetueshmërisë.

Kjo ishte një hipotezë që nuk u vërtetua, në fakt u ndikua e kundërta.

Temperaturat mund të ndikojnë në sezonin e ardhshëm, kur virusi mund të sillet si virus sezonal.

Sanatoriumi dhe Infektivi, si dhe do të jenë Covid dhe dy spitale të tjera, ish-kirurgjia dhe ish-ndërtesa e Kristalit në autostradë.

Nëse respektohen masa nga popullata dhe bizneset nuk do të jetë nevoja për ti përdorur këto spitale.

Nuk ka të dhënë të vërtetuara, por nuk përjashtohet mundësia për tu transmetuar në ajër. Deri më tani kemi prova që ky virus transmetohet me anë të stërkalave dhe të prekjes’, tha Simaku në një bisedë me gazetarin Bledian Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco