Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Moti, të hënën dhe të martën në Shqipëri Lin, Pogradec, korrik 2020

Moti, të hënën dhe të martën në Shqipëri

07:21, 13/07/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të influencojë mot të stabilizuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E hënë dt 13 korrik 2020

Fillimi i javës dt 13 korrik 2020 moti do të jetë me diell dhe kalime të vranësirave në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi maksimale deri në 15 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  14/26C

Zonat e ulëta  15/32°C

Zonat bregdetare 19/31°C

E hënë dt 13 korrik 2020

Kosova për ditën e Hënë dt 13 Korrik 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 25°C gradë Celcius.

E martë dt 14 korrik 2020

E martë dt 13 korrik 2020 moti do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore të pasuara nga rreshje të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 8-12 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  11/24C

Zonat e ulëta  14/31°C

Zonat bregdetare 18/30°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco