Dy pacientë me kancer shpëtojnë nga koronavirusi

Dy pacientë me kancer shpëtojnë nga koronavirusi

22:36, 12/07/2020
A+ Aa A-

Teksa mjekësia flet se Covid-19 është një virus që përbën rrezik edhe për personat që nuk kanë sëmundje shoqëruese, ndërsa si në Shqipëri edhe në Kosovë, shumë prej tyre ndodhen në spitalet infektive përkatëse, një lajm pozitiv vjen nga dy pacientë të cilët ishin pozitiv me koronavirus e njëkohësisht luftonin edhe me kancerin.

Në repartin e Onkologjisë në Kosovë, po trajtohen disa pacientë të infektuar me Covid-19 ndërkohë Drejtori i Klinikës, Ilir Kurtishi ka folur për gjendjen e pacientëve në këtë repart.

Kurtishi ka folur ndër të tjera edhe për sëmundjen e kancerit, dhe mënyrën e trajtimit duke pohuar se shumica e pacientëve të prekur nga sëmundje e tillë, shërbimin dhe trajtimin mjekësor e marrin nga Klinika e Onkologjisë.

Sipas tij, për shkak të pandemisë janë shtyrë rastet që kanë nevojë për operim sa i përket tumoreve.

Sipas Kurtishit, pacientët me kancer të lukthit dhe pankreasit janë më të prekurit nga ky virus. Ndërkaq, ditët e fundit nga kjo klinikë rezultuan edhe dy mjekë pozitiv me virusin korona e që aktualisht janë në vetizolim dhe gjendja e tyre është e mirë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco