Vaksina drejt futjes në treg/ Ish-drejtori i ISHP: Mos praktikoni izolimin në fundjavë

Vaksina drejt futjes në treg/ Ish-drejtori i ISHP: Mos praktikoni izolimin në fundjavë

19:22, 11/07/2020
A+ Aa A-

Ardian Hoxha ish-drejtor i ISHP-së deklaroi në Fax News se të paktën 7 kompani të mëdha mjekësore po punojnë për testimin e vaksinave anti-Covid dhe se është shumë pranë futjes në përdorim masiv të tyre.

Hoxha tha se kjo është çështje muajsh, teksa kjo sipas tij nuk duhet të ndikojë për të neglizhuar rrezikun që paraqet koronavirus, dhe shtimin e rasteve, ndërsa bën apel për respektimin e protokolleve të udhëzuara nga institucionet e shëndetësisë.

Ai tha se nuk është për  aplikimin e izolimit në fundjave duke propozuar gjetjen e mundësive alternativë, ndërkohë që masat izoluese sipas tij do ti jepnin një goditje të parikuperueshme ekonomisë së vendit.

Për kufijtë, Hoxha tha se nuk është çështje që i takon vetëm Shqipërisë, ndërsa pohoi se edhe nëse me shtimin e rasteve të të infektuarve vendoset të mos mbyllen nga ana  shtetit tonë, janë vendet e tjera që do të aplikonin të kundërtën dhe vendimi për pasojë nuk do të kishte vlerë.

“Nëse kjo rritje do jetë kaq e shpejtë, të sëmurët dhe numri i vdekjeve, padyshim që masat do të jenë të nevojshme. Nuk mendon se ia vlen mbyllja e fundjavave, pasi nuk mendoj se do ndryshojë diçka në këtë proces. Nuk është kjo zgjidhja e situatës, mendoj se ka taktika të tjera që duhen gjetur. Pasojat ekonomike do të kenë pasoja të jashtëzakonshme. Ndërprerja e aktivitetit ekonomik sikurse ka nisur do të ishte pasojë shumë e rëndë për ekonominë. Jemi në fazat kur mund të marrim masa organizative.

Ne jemi në një fazë që edhe pse ne nuk i kemi mbyllur kufijtë, i kanë mbyllur të tjerët. Maqedonia e Kosova janë të ngjashme me ne, ka më shumë raste, ka edhe më shumë të shtruar dhe të vdekur se sa ne. Në ketë fazë ku jemi mendoj se duhet të kemi vigjilencë, nëse duhet të merret si masë mbyllja e kufijve, do të bëhet.

Vera krijon lehtësisra sa i përket lehtësisë së tij, por stina e vjeshtës krijon premisa në kahja të kundërt. Të dhënat tregojnë se virusi ka ndryshuar mutacione, duke kapur edhe moshat e reja, por mendoj se është në natyrën e tij si një përshtatje nëse mund të themi për tu shtrirë edhe më tej. Janë në faza të avancuara disa kompani të mëdha, 7 prej tyre për të siguruar një vaksinë dhe mendoj se është çështje muajsh. Sot që flasim janë mbi 10 milionë të prekur, rreth 200 milionë të vdekur, dhjetra mijëra të tjerë po infektohen në mënyrë të shpejtë, në Brazil dhe Amerikë po përhapet me shpejtësi dhe natyrisht jemi në kushte të vështira. Duhet të jemi të kujdesshëm të ndërgjegjësojmë gjithë atë pjesë të popullatës që nuk besojnë tek virusi.

Në plazhe i kam frekuentuar edhe vetë gjatë kësaj kohe, dhe mund të themi se ofruesit e shërbimeve kanë krijuar kushtet e kërkuara. Uji padyshim nuk ka ndonjë problem, është i kripur dhe nuk favorizon përhapjen e virusit. Janë kafenetë, hotelet dhe restorantet që duhet të plotësojnë padyshim protokollet e sigurisë.”, tha Hoxha.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco