Dy raste të reja me Covid, njëri prej të infektuarve niset me urgjencë drejt Infektivit

Dy raste të reja me Covid, njëri prej të infektuarve niset me urgjencë drejt Infektivit

21:44, 10/07/2020

Dy raste të reja me Covid janë konfirmuar në mbrëmje në qytetin e Elbasanit.

Sipas burimeve mediatike bëhet fjalë për një burrë dhe një grua të moshës 50-55-vjeç.

Mësohet se dy rastet janë përcaktuar gjatë ekzaminimit me skaner të mushkërive.

Dy rastet e reja dyshohen se janë infektuar në Spitalin e Elbasanit.

Një prej të infektuarve si pasojë e gjendjes së rënduar është dërguar me urgjencë me ambulancë drejt Infektivit në Tiranë.

Po kështu drejt Infektivit është dërguar edhe një person tjetër i infektuar, i konfirmuar gjatë ditës.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco