Në ditarin e Anisa Josifit citate të Akil Panos/ Ja si e pret pastori këtë lajm në emision

Në ditarin e Anisa Josifit citate të Akil Panos/ Ja si e pret pastori këtë lajm në emision

22:59, 09/07/2020
A+ Aa A-

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Kombinat.

Në emisionin “Open” u publikua një pjesë nga ditari i familjes Josifi.

Shënimet datojnë që nga viti 2006  dhe në atë kohë vajzat kishin shënuar në ditarin e tyre disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos.

I ftuar në studio, Pano tha se nuk e mbante mend këtë fakt, por shtoi se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

“Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëqeqësit e kishës sonë nuk është njohur personalisht me to. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave.

Vajzat kanë qenë anëtare të një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të 3 vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore. Unë kam marrë kontakte me pastorin dhe nuk kam marrë shumë detaje për largimin e tyre. Nga ky element jam shumë i prekur nga këto detaje, jam i trishtuar. Ato shënime janë aty dhe mund t’i lexojnë të gjithë”, u shpreh pastori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco