Rikthimi i karantinës dhe mbyllja e bareve/ Ekspertja e ISHP-së: Ja kur mund të ndodhë

Rikthimi i karantinës dhe mbyllja e bareve/ Ekspertja e ISHP-së: Ja kur mund të ndodhë

19:52, 09/07/2020
A+ Aa A-

Specialistja pranë ISHP-së, Eugena Tomini ka folur me anë të një lidhje me skype për Fax News lidhur me situatën që po kalon vendi me Covid-19.

Tomini tha se përdorimi i maskave do të bëhet i detyrueshëm dhe ky është një vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve, ndërsa ka vlerësuar edhe rëndësinë e distancimit fizik dhe higjenës personale. Ajo tha se testimet janë shtuar dhe hetimi epidemiologjik vijon tek kontaktet, ndërsa shtoi se moszbatimi i masave do të çojë në mënyrë të pashmangshme drejt marrjes së masave të reja si oraret e frekuentimit të ambienteve publike dhe ndëshkimi me gjoba.

“Përdorimi i maskës do të jetë një domosdoshmëri imediate, dhe është marrë parasysh nga Komiteti Teknik i ekspertëve. Maska tashmë do të kthehet në domosdoshmëri për t’u mbajtur në të gjitha ambientet e mbyllura dhe ku nuk respektohet distancimi fizik. Në mjedise institucionale, publike dhe jo publike,. Në rrugë duhet distancim fizik dhe aty ku nuk respektohet duhet mbajtja e maskave.

Janë struktura përkatëse që janë pjesë e task forcës për zbatimin e masave në terren. Jo vetëm se është Covid në dukje, por zbatimi i sigurisë është në çdo kohë. Të gjithë inspektorët janë në terren për të konstatuar shkeljet, që sigurisht që ka dhe Inspektoriati po punon për identifikimin në kohë që ka protokolli i sigurisë për t’u zbatuar.”, tha Tomini për Fax News.

Tomini tha gjatë bisedës me gazetarin Enea Meksi se ka një indicie nga indikatorët matës që do të çonin drejt masave të tilla si rikthimi i karantinës apo kufizimi i lëvizjeve, ndërkohë që në qendër të vëmendjes janë kryesisht ambientet publike të punës, argëtimit apo frekuentimit për arsye të ndryshme.

‘Janë duke u vlerësuar dhe monitoruar masat, jo vetëm vendosja e gjobave por edhe rekomandimi dhe më pas nëse nuk zbatohet edhe praktikohet gjobvënia. Të gjitha palët kanë interesin e përbashkët, të vijojë procesi ekonomik por edhe të ndërpritet zinxhiri i përhapjes. Për mbylljen e bareve apo restoranteve, do të jetë një vlerësim në kohë pas matjes së indikatorëve. Duhen matur parametrat jetësor sa i përket intensitetit, për të kaluar në masat për të kaluar në karantinë apo masat ndaj bizneseve që përmendim.

Nëse në orët e vona të mbrëmjes nuk konsumohet një kafe në interval kohe të shpejtë, por një pije tjetër dhe kohëzgjatja e një grupi shoqëror.. ne kemi ambiente mjaft të frekuentuara gjatë mbrëmjes nga moshat rinore sidomos. Duhet theksuar se pavarësisht se nuk kanë qenë shumë raste pre tyre të infektuar bëhen shkas për transmetimin e infeksioneve. Grumbullime të tilla transmetojnë Covid drejt personave simptomatikë dhe që kanë sëmundje të tjera.

Është testuar çdo rast i dyshuar, dhe hetim epidemiologjik për të gjitha kontaktet. Janë shtuar testimet dhe kemi kontakte më të zgjeruara, kemi orë të zgjatura të kontakteve për rrjedhojë personi bëhet më i ekspozuar për të marrë infeksion. Vendosja e maskave dhe distancimi fizik shoqëruar me higjenën bëhen të rëndomta por janë të domosdoshme. Përmes spërklave është mënyra më e shpeshtë e transmetimit të infeksionit”, tha ekspertja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco