Parashikimi i motit më 9 e 10 korrik 2020 Reç, Malësi e Madhe, korrik 2020

Parashikimi i motit më 9 e 10 korrik 2020

07:03, 09/07/2020
A+ Aa A-
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të influencojë mot të stabilizuar në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E enjte dt 9 korrik 2020

E enjte dt 9 korrik 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 -1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  15/30°C

Zonat e ulëta  17/35°C

Zonat bregdetare 20/32°C

E enjte dt 9 korrik 2020

Kosova për ditën e enjte dt 09 Korrik 2020 moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 11°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 27°C gradë Celcius.

E  premte dt 10 Korrik 2020

E premte dt 10 Korrik 2020 moti do të mbetet me kthjellime dhe  kalime të pakta vranësirash në zonat malore në mesditë. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  17/29°C

Zonat e ulëta  18/36°C

Zonat bregdetare 21/33°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco