Alarm në Firence/ shqiptari i kthyer nga Tirana rëndë me Covid-19

Alarm në Firence/ shqiptari i kthyer nga Tirana rëndë me Covid-19

12:32, 07/07/2020
A+ Aa A-

Një shqiptar 34-vjeçar është shtruar në spitalin Santo Stefano në Firence pasi rezultoi pozitiv me koronavirus Covid-19.

Ai është rezident në Prato, ku jeton bashkë me gruan e djalin dhe ishte kthyer prej pak kohe nga Shqipëria, duke zbritur në aeroportin e Firences.

Autoritetet e Toskanës kanë njoftuar ministrinë e shëndetësisë për rastin, ndërkohë që 34-vjeçari është izoluar.

Tani po bëhen kontrolle për të identifikuar kontaktet dhe ata që ishin në të njëjtin avion me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco