Java e re nis me shi/ Ja çfarë rezervon moti për të hënën

Java e re nis me shi/ Ja çfarë rezervon moti për të hënën

23:24, 05/07/2020

E hënë, 6 Korrik 2020. PARASHIKIMI sipas IGJEUM

RESHJET

Nesër (e hënë, dt. 06) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt. 06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 26 / 33°C

në vendet e ulëta: 24 / 34°C

në vendet malore: 15 / 26°C

ERA

Nesër (e hënë, dt. 06) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco