VIDEO/ Shiu e përmbyt sërish Beratin

VIDEO/ Shiu e përmbyt sërish Beratin

17:29, 05/07/2020
A+ Aa A-

Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ka përfshirë orët e pasdites qytetin e Beratit, duke shkaktuar probleme në çdo aks rruge dhe në shumë lagje.

I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka bllokuar si rrugët kryesore ashtu edhe ato të shumë lagjeve të qytetit, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Reshjet intensive të shiut që vijojnë ende të bien,kanë vërshuar në disa nga rrugët kryesore të qytetit që janë ende nën pushtetin e ujit dhe në shumë lagje,ku njerëzit po qarkullojnë me vështirësi.

Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: ‘Agjenci-Ura e Varur’, ‘Kthesa e Gjykatës’, ‘Stadiumi i Vjetër’, ‘Çelepias’, etj, ku uji ka vërshuar në çdo rrugë e lagje,ku është e pamundur të hysh në këmbë pa çizme.

Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu dhe shkak për këtë mendohet të jetë bllokimi i tubacioneve nëntokësore të ujërave,të cilat kanë bërë që i gjithë uji të dalë në rrugët e qytetit dhe në çdo lagje.

Në rrugë kanë dalë shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e shërbimit të bashkisë, të cilët po zhbllokojnë pusetat e bllokuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco