E diel me diell apo me shi?! Parashikimi i motit, për ata që mezi po e presin Vranisht, Vlorë, korrik 2020.

E diel me diell apo me shi?! Parashikimi i motit, për ata që mezi po e presin

14:44, 04/07/2020
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak publikoi parashikimin e motit për të dielën për të gjtihë të paduaruait që kanë bërë plane këtë të dielën.

Sipas SHMU, dita e diel do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në jug të vendit e gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar më shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtesi deri në 15m/s.

Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mesditës.
Me konkretisht temperaturat parashikohen:
zonat malore 15°C deri në 30°C
zonat e ulëta 17°C deri në 33°C
zonat bregdetare 18°C deri në 33°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco